Shqipëria U21 luan kualifikueset ndaj Austrisë, tekniku Bushi preferon të njëjtin formacion si ndaj Francës

Ditën e sotme në orën 16:00, Shqipëria U 21 do të zbresë në fushën e lojës për ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2021, ndaj Austrisë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit, ndërsa kuqezinjtë e vegjël vijnë në këtë sfidë pas disfatës 0-4 në transfertë ndaj moshatarëve francezë, megjithatë ajo mbetet një ndeshje miqësore dhe fokusi është te takimi zyrtar ndaj austriakëve.

Tekniku Alban Bushi pritet të mos ndryshojë shumë nga titullarët që zbritën në fushë ndaj Francës dhe risia e vetme mund të jetë aktivizimi i sulmuesit Broja nga minuta e parë, megjithatë nuk mund të thuhet me siguri.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së grupit ku kuqezinjtë janë pjesë ai kryesohet nga Kosova e ndjekur nga Turqia. Shqipëria renditet në vendin e pestë me dy pikë, pas Austrisë dhe Anglisë. Formacioni i mundshëm i Shqipërisë U21: Selmani; Bajrami, Maloku, Ndrecka, Mersinaj; Mala, Shehu, Muçolli, Kolaj, Ademi, Vrioni.

/Egi Çabeli-VipSport.al/