Shqipëria U19 planifikon miqësore me Poloninë, merr ftesë një tjetër sulmues nga Anglia

Shqipëria U19 do të zhvillojë një ndeshje miqësore në datën 14 tetor, ku përballë do të ketë skuadrën e Polonisë. Megjithëse nga FSHF ende nuk ka një njoftim zyrtar, janë mediat e huaja ata që e zbulojnë se do të luhet ndeshja mes Shqipërisë U19 dhe Polonisë U19.

Ndërkohë, ka nisur shpërndarja e ftesave për futbollistët që do të jenë të pranishëm në këtë ndeshje. Ftesa ka mbërritur edhe te klubi i Ipsuiçit, aty ku sulmuesi i të rinjve Armando Dobra do të jetë pjesë e kuqezinjve për këtë ndeshje.

Ai është grumbulluar edhe në ndeshjet e mëparshme, duke u bërë kështu një tjetër sulmues që vjen nga Anglia. Pak kohë më parë, për herë të parë u grumbulluar Armando Broja që tashmë është pjesë e Shqipërisë U21, ndërkohë që të njëjtën ecuri shpreson që të ketë edhe Dobra. /Erjon Allaraj-VipSport.al/