Shqipëria U15 pëson disfatë nga Kosova, Dardanët triumfojnë me rezultatin minimal

Pas triumfit në ndeshjen e kaluar ndaj Taxhikistanit me rezultatin 3-1, Shqipëria U15 e trajnerit Armand Dama është mposhtur në ditën e sotme nga Kosova, në turneun e UEFA Development Tournament, e cila zhvillohet në Kamëz.

Kuqezinjtë e vegjël u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Kosova. Dardanët nga ana e tyre i kanë fituar të tre ndeshjet e luajtura, ndërsa kanë mposhtur Taxhikistanin me rezultatin 8-0 dhe më pas Estoninë me rezultatin 3-0.

Ndërkaq, kuqezinjtë e kanë humbur edhe ndeshjen e parë të kompeticionit teksa u mposhtën nga Estonia me penallti, ndërsa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Megjithatë, në këto turne rëndësia primare shkon për evidentimin e talenteve të rinj, të cilët më pas mund të kthehen në elementë të rëndësishëm të së ardhmes.