Shqipëria e femrave turpërohet sërish, skuadra e Agustin Kolës pëson 10 gola

Shqipëria e femrave është kthyer në një skuadër ku herë pas here pëson rezultate negative dhe madje, turpërohet me goleada si ekipi i parë e aq më shumë edhe ekipet e moshave. Ditën e sotme, ka pësuar një humbje turpëruese Shqipëria U17 e femrave përballë Republikës së Irlandës.

Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola, është mundur nga skuadra e Irlandës me rezultatin e thellë 10-0, rezultat ky që tregon edhe njëherë tjetër se Shqipëria e femrave është një skuadër e cila vetëm po turpërohet në arenën ndërkombëtare.

Kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese aty ku në grup janë edhe Lituani dhe Greqia dhe pritet që të ketë sërish turpërime për vajzat kuqezi. Kujtojmë që pak kohë më për, Shqipëria U17 u mund po nga Irlanda me rezultatin 14-0, ndërkohë që 8-0 na ka mundur edhe skuadra e Serbisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/