Shkupi bën një lëvizje të bujshme në Maqedoni, arrin akordin me trajnerin që shkroi historinë

Shkupi e ka nisur mirë këtë sezon duke zënë një pozicion në vendet e para në klasifikim ndërkohë që kjo nuk e ka penguar që të bëjë lëvizje. Drejtuesit e klubit shqiptar kanë menduar që të ndryshojnë trajnerin vetëm 2 javë emëruan një trajner.

Bulent Akin zuri vendin e trajnerit turk Umit Karan dhe u emërua në datën 5 shtator [por duket se këtij bashkëpunimi i ka ardhur fundi. Drejtuesit e Shkupit kanë gjetur trajnerin e ri me të cilin është arritur akordi dhe pritet vetëm zyrtarizimi, trajner që e njeh mirë futbollin maqedonas.

Qatip Osmani do të marrë drejtimin e bardhebluve të Shkupit dhe me të synohen Kupat e Europës dhe një sezon i suksesshëm. Osmani është një trajner fitues në Maqedoninë e Veriut duke qenë se fitoi 2 sezone radhazi titullin kampion, por u shkarkua këtë sezon pas ecurisë negative me skuadrën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/