Shkoi fshehtas në stadium dhe u dënua me 6 muaj burg, gruaja nga Irani i vë flakën vetes

Edhe pse futbolli mendohet të jetë një sport i cili shijohet nga të gjithë njerëzit pa dallim feje, gjinie, race apo shumë gjëra të tjera, sërish në vendet e kulturës arabe ende nuk mendohet se femrat mund të shkojnë në stadium për të ndjekur një ndeshje nga afër.

Ka ndodhur kështu në Iran, teksa Sara Kabazi, 29-vjeçare, është maskuar me një veshje mashkullore për t’i shpëtuar kontrolleve në hyrje të stadiumit, mirëpo në fund është zbuluar dhe është ndaluar për t’u shoqëruar në polici. Vajza e kaloi mbrëmjen në burg pasi familjaret e saj nuk mund t’i paguanin garancinë.

Megjithatë, Sara u la lirë dhe do t’i duhej sërish pas disa ditëve për të mësuar dënimin e saj. Kur kuptoi se dënimi mund të shkonte deri në 6 muaj burg, atëherë ajo vendosi t‘i jepte fund jetës së saj duke u vetëdjegur. Një ngjarje tepër e rëndë dhe që nuk lidhje me sportin më të dashur në botë, por që Sara e pagoi shtrenjtë pasionin e saj për të. /Egi Çabeli-VipSport.al/