Shkëndija nis rrugëtimin drejt ngjitjes në renditje me tjetër fitore, e nderon skuadra e Lenës

Shkëndija e Tetovës i është rikthyer rrugës së fitoreve dhe sot ka marrë fitoren e dytë radhazi në derbi. Kuqezinjtë kanë mundur skuadrën e Renovës me rezultatin 0-2, ku dy golat janë shënuar vetëm në fundin e takimit.

Alimi në minutën e 86 dhe Besar Ibrahimi në të 92-ën i kanë dhënë fitore skuadrës së Shkëndijës, që tashmë e sheh veten në kuotën e 7 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë në klasifikim me 7 pikë më pak se Akademija Pandev.

Këta të fundit janë ndalur në një barazim pa gola përballë Strugës, skuadër te e cila aktivizohet edhe Nijas Lena, por që këtë ndeshje e ka ndjekur nga stoli. Shkupi ka humbur derbin përballë Vardarit me rezultatin 1-2, ndërkohë që Sileksi ka fituar pastër 3-0 kundër Borecit. Fitore ka marrë edhe Rabotniçki përballë Makedonija GP me rezultatin 1-0. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U luajtën:

Renova – Shkëndija 0-2

Shkupi – Vardar 1-2

Rabotniçki – Makedonija 1-0

Sileks – Borec 3-0

Struga – Akademija Pandev 0-0