Shkëndija koleksionon fitoren e tretë, Shkupi barazon në transfertë

Në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ka nisur të marrë veten dhe të rikthehet ajo e sezonit të kaluar. Tetovarët kanë koleksionuar triumfin e tretë radhazi, ndërsa mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-0 ekipin e Struga Trim dhe Lum. Shkëndija ishte me fat teksa e zhbllokoi shpejt takimin pasi që në minutën e tetë kaluan në avantazh falë sulmuesit Marjan Radeskit.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Ndërkohë në fraksionin e dytë, tetovarët gjetën edhe golin e qetësisë falë Besart Ibrahimit. Deri në fund rezultati nuk pati ndryshime, ndërsa pas këtij suksesi , Shkëndija ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë në shtatë javë. Nga ana tjetër, Shkupi ka barazuar në transfertë ndaj Akademija Pandev.

Një rezultat i cili mund të konsiderohet pozitiv për Shkupin, duke qenë se Akademija Pandev renditet në vendin e dytë. Dhe Shkupi nga ana tjetër, vinte pas një disfate. Me këtë barazim, Shkupi mbetet në vendin e 6 me 9 pikë të grumbulluara.Ndërkaq, kryesuesit e Vardarit nuk janë ndalur as këtë javë, duke bërë detyrën në shtëpi ndaj Sileksit.

Ndeshjet:

Makedonija-Renova 0-1

Akademija Pandev-Shkupi 0-0

Shkwndija-Struga Trim dhe Lum 2-0

Vardar-Sileks 3-0