Shkëmbi: Dua që ekipi im të luaj si Skënderbeu i viteve më të mira

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Skënderbeut në transfertë, tekniku i Teutës Bledi Shkëmbi, është shprehur se ambienti në Korçë të lejon të luash bukur. Ndër të tjera tekniku theksoi se ekipi ka gjendjen e duhur, dhe shpreson se fakti që e njeh kundërshtarin ta ndihmoj skuadrën e tij.

“Mendoj që gjendja është e duhur, në kupë u aktivizuan më shumë lojtarët që nuk kanë pasur minuta, shpresoj që nesër të japim maksimumin. Fakti që e njoh kundërshtarin, shpresoj që ta ndihmoj skuadrën time, por nuk është njëjta gjë si në të kaluarën kur kam qenë në Korçë.

Dua që ekipi im të luaj ashtu si Skënderbeut i viteve në të mira, patjetër duhet loja e bukur për të fituar. Fusha dhe ambienti në Korçë të lejojnë të luash mirë. Ka shumë ekipe që kanë bërë merkato të mirë, Tirana Kukësi, Skënderbeu dhe Bylisi po bën mirë. Mendoj se në tërësi do të jetë një kampionat i fortë.