

Parulla e hapur sot në stadium në ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit është kthyer në temë diskutimesh kudo. Fation Shehu, botues i “Vip Sport”, shpjegoi në “Rubrikën Sportive” se delegati kishte gabuar shumë rëndë duke mos e kontrolluar e aq më tepër duke mos e ndalur ndeshjen sapo ishte shpalosur.
“A duhet policia në stadium? Personalisht mendoj se jo. Kam përshtypjen se ky është incidenti i parë që ndodh që me ndryshimin e ligjit. Ligji është ashpëruar dhe besoj se do të bëhet sefte me incidentet në derbi, do të ndërgjegjësohen edhe tifozët që ta dinë se çfarë ndodh në akte dhune. Kjo do të shërbejë edhe për të ndryshuar qëndrimin.
Në radhë të parë ka një gabim shumë të rëndë nga delegati i ndeshjes që nuk ka urdhëruar arbitrin që të ndërpresë lojën që të hiqet kjo banderole. Ajo ka qëndruar mbi 7-8 minuta dhe është kohë e gjatë, mesazhi është shumë i rëndë, nuk është fair play e çnjerëzor, pa hyrë në kontekstin e historisë së është fashiste. Ne, duke pasur precedentin e pulave që kakarisin, për të cilën u ndal loja e u ndëshkuan rëndë, kjo është shumë më e rëndë se ironia atje. Fëmijët në stadium pyesnin çfarë është, kjo i kalon në mënyrë ekstreme rastet sportive. Është për t’u theksuar gabimi se duhej kontrolluar, duhej hequr e pastaj fillohej loja”, tha Shehu. /vipsport.al/
more recommended stories
Jo vetëm derbi i kryeqytetit, këtë javë luhet edhe derbi i Myzeqesë. Lushnja fton tifozët, të ardhurat për bamirësi
Kategoria Superiore do ta përqendrojë vëmendjen.
VIDEO/ Partizani ndez derbin përballë Tiranës: Kampionët gati për të sunduar sërish kryeqytetin
Të premten luhet në impiantin e.
Njoftimi i çuditshëm i Tiranës, në programin e derbit përfshihet edhe largimi i Ahmataj
Tirana luan këtë javë derbin kundër.
Gjimshiti konfirmohet titullar i padiskutueshëm, Gasperini i jep besim në ndeshjen më të rëndësishme
Atalanta do të zbresë sot në.
o fationi po te citoj fjalet e tuja
“Fëmijët në stadium pyesnin çfarë është”
dhe femijet kane te drejte te mesojne nga historia ….
qe kan vra e kan pre te pafajshem ne gjithe shqiperine dhe mesazhi ishte i qarte por jeni ju qe dis informoni njerzit …