Shehi analizon ndryshimet: Formacion fitues, ja dallimi ynë me ekipin e sotëm!

Ish-portieri i kuqezinjve pak vite më parë, Orges Shehi para ndeshjes me Islandën për mikrofonin e sotëm ka pohuar: “Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme në këtë fazë ku jemi duke parë edhe kundërshtarin me kë luajmë. Kjo është një ndeshje ku skuadra do të bëj mirë dhe do të marrë rezultat pozitiv, ndonëse vijnë nga një ndeshje vështirë dhe humbje”.

Ndryshimet
“Ka disa ndryshime, me Lenjanin që është rikthyer në të majtë, me Memushajn që është në qendër apo me skemën me dy sulmues, që tregon se trajneri do ta fitojë ndeshjen dhe ka hedhur në fushë një formacion vërtetë të etur për të fituar”, – tha Shehi ndër të tjera.

Nostalgjia
Ndonëse tashmë në rolin e specialistit pas eksperiencës së parë si trajner me Skënderbeun, Orges Shehi analizon situatën dhe krahason këtë periudhë të kuqezinjve, me atë të pak viteve më parë kur ishte pjesë e përfaqësueses që shkoi në Europian. “Kishim një grup me 30 lojtarë por te ne mbizotëronte harmonia dhe dëshira për të dhënë më të mirën. Ishim shumë kompakt dhe kishim raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Kemi ndërrim brezash dhe djemtë e rinj meritojnë vëmendje. Ata duhet që të japin më të mirën për veten e tyre dhe fanellën kuqezi”, – tha Shehi në fund të prononcimit.
E.S./Vipsport.al/