Shaland ironizon simuluesit e Anglisë dhe krenohet: Kalonim gjithë ditën në ajër, tani kemi çarter

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, nuk fsheh se që nga momenti kur ka mbërritur ai në Prishtinë, sulm gjëra kanë ndryshuar në aspektin pozitiv. Më i fundit është ai i organizimit të ndeshjeve, ku për shembull udhëtimi nga Prishtina drejt Sauthempton është organizuar me çarter e jo me avionë linje siç ndodhte zakonisht.

“Ishim mësuar ta kalonim një ditë të tërë në ajër apo duke pritur në tranzit. Por tani ekipi fluturon me çarter. Federata ka kuptuar se i duhet dhënë prioritet maksimal riaftësimit të futbollistëve”, shpjegoi ai për mediat, duke pranuar se këtë herë ekipi ka pasur edhe më pak kohë në dispozicion se zakonisht pasi festa për fitoren ndaj Republikës Çeke, ka zgjatur pak më shumë sesa mendonte. “Hoteli që kemi në Prishtinë nuk është i gjithi në dispozicionin tonë. Nuk e kyçim dot. Edhe familjarët e lojtarëve akomodohen aty. Ndaj logjikisht u zhvillua një festë e vogël aty pas ndeshjes”, theksoi ai.

Por sigurisht, parësore mbetet loja e cila është bërë më e sigurt në mbrojtje e më agresive në sulm. Megjithatë, Shaland paralajmëroi se në ndeshjen me Anglinë duhet të ketë kujdes pasi përballë janë rivalë të cilët shquhet edhe për simulime. “Nuk do të ndërtoj një skuadër që vetëm mbrohet. Nëse portieri Pikford do të ketë topin, do të kemi 3 lojtarë në zonë që ta detyrojmë ta shkelmojë. Topi mbërrin te Sterling, ne e prekim pak – ping! Penallti. Më vonë, Kejn ka topin. Një nga mbrojtësit tanë përplaset lehtë me të. Ping! Penallti. Kështu ndodhi ndaj Bullgarisë. Dy prekje të lehta, dy penallti të dyshimta,. Duhet ta parandalojmë një gjë të tillë” theksoi Shaland i cili është i qetë sido që të shkojnë gjërat. “Kemi edhe play-off të Ligës së Kombeve, aty mund të kualifikohemi me skuadra ndaj të cilave luajmë në kushte të barabarta”. /vipsport.al/