Salihi shpjegon lënien jashtë të Balajt: Në Islandë ishim përgatitur mirë, shpresoj në përsëritje

Zv.trajneri i Kombëtares dhe ish-sulmuesi Hamdi Salihi doli në një prononcim për “RTSH” para ndeshjes duke zbuluar arsyen e ndërrimeve të shumta në formacion si edhe të lënies jashtë të Balajt.

“Jemi munduar të fusim lojtarë me freski dhe të bëjmë presing e mos të ndiejmë lodhje. Është e rëndësishme se si i vëmë lojtarët në fushë dhe nëse i kryejnë detyrat si duhet do të ishte mirë.

Jemi munduar të shpërndajmë lodhjen dhe Çikalleshi ka bërë 2 gola në 2 ndeshje dhe psikologjikisht është më mirë. Balajt do t-i vijë mundësi për të luajtur. Rëndësi ka goli dhe jo emri. Jemi përgatitur me detaje dhe në Islandë e bëmë me sukses dhe shpresoj ta bëjmë edhe këtu”, tha Salihi. /VipSport.al/