Saki: Konte nga më të mirët në botë, por duhet të jetë më i guximshëm

Sezoni i ri i Serisë A sapo ka nisur dhe kurioziteti më i madh ishte ndryshimi i Interit me në krye Antonio Konte. Në fakt, zikaltërit nuk kanë zhgënjyer në këto tre javë të para të kampionatit teksa kanë marrë pikët e plota duke udhëhequr tabelën e klasifikimit.

Dora e Kontes dallohet, teksa skuadra është kthyer në pragmatiste, ndërsa qëllimi i teknikut është të marrë fitoren pavarësisht lojës së aplikuar. Pikërisht, mbi këtë aspekt ka ardhur edhe një këshillë nga Arigo Saki, i cili shprehet se Konte është nga më të mirët në botë por duhet të jetë më shumë guximtar, ndërsa nuk kursen komplimentat për Sarrin.

“ Konte është nga më të mirët botë, por në mënyrën e lojës duhet të tregohet më i guximshëm, pasi futboli italian po mundohet të evoluojë. Sarri? Është një strateg, një siguri për Juventusin”, u shpreh Saki.