Sadiku rikthehet në protagonist në Spanjë, paraqitjet sjellin elozhe për sulmuesin

Armando Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Malaga ku në ndeshjen e dytë, arriti të gjente rrugën e rrjetës. Sadiku është kthyer në titullar për Malagën dhe me paraqitjet e bëra në kampionat, në Spanjë kanë nisur ta vlerësojnë sulmuesin kuqezi.

Në ndeshjen e fundit, ai ishte sërish protagonist ku së bashku me Keidi Baren formuan një aksion model nga i cili, erdhi edhe goli i skuadrës së Malagës. Lëvizjet në fushë të Sadikut, vlerësohen pozitivisht nga mediat spanjolle që tashmë nuk shohin futbollist tjetër që mund të zërë vendin e tij në formacion.

“Sadiku bën lëvizje shumë të mira duke krijuar raste t shumta të rrezikshme”, shkruan “eldesmarque” ndërkohë që sigurojnë se pavarësisht formës së skuadrës, ai i ka dhënë ekipit një tjetër frymë dhe e bën më të rrezikshme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/