Sadedini: Ky Flamurtar do ta kalojë situatën ku ndodhet, nuk kemi asnjë objektiv real.

Pas ndeshjes ndaj Partizanit, trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini u shpreh se skuadra e tij do ta kalojë këtë gjendje megjithëse nuk ka asnjë objektiv real.

“Është e vërtetë që kishim shumë minuta me superioritet dhe siç u pa,. Skuadra u shty para por mundësitë këto janë dhe përgatitja fizike e lojtarëve e gjendja jo e mirë krijuan këtë situatë që ndeshja u mbyll në favor të Partizanit.

Situata është e vështirë pasi nuk kemi asnjë pikë dhe mendoj se këto dy javë që janë pushim, nuk do të na japin ndonjë shtytje të madhe por shpresoj të vëmë pikat ku duhet dhe ekipi të vihet pak më mirë nga ana fizike dhe taktike.

Shpresoj që me punë të dalim nga kjo gjende dhe do ta arrijmë qëllimin. Objektivi është të marrim ndeshjet njëra pas tjetrës duke marrë pikë. Nuk kemi objektiv real”, tha Sadedini.