Sa shumë i kushtoi një foto me Mbape, fansi dënohet me 1500 euro gjobë

Janë të shumta rastet kur fansat në stadium, arrijnë t’ia hedhin sigurimit dhe depërtojnë me shpejtësi në fushë për të takuar nga afër idhujt e tyre. Një moment i tillë ka ndodhur edhe me yllin, Kilian Mbape. Gjatë një ndeshje të kampionatit francez në sezonin e kaluar, saktësisht më 31 mars, PSG luante në transfertë ndaj Tuluzës.

Një tifoz vendas gjatë fundit të pjesë së parë, arrin të futet në stadium për t’u drejtuar nga Mbape me qëllim për të shkrepur një foto e cila dot kujtohej gjatë nga fansi. Por, aty u ndalua nga siguria dhe më pas u shoqërua jashtë impiantit. Ndërkohë, masat ndaj tij nuk përfunduan me aq, teksa u hap një gjyq dhe masat për këtë shkelje varionin nga 500 deri në 15.000 euro gjobë. Gjithashtu, edhe pamundësia për t’u futur në stadium për një vit.

Ndërkaq, në raste më të rënda mund të aplikohet edhe masa e arrestit për një vit. Megjithatë, ky nuk ishte rasti, por fansi që u fut për me qëllim për të marrë një kujtim nga Mbape nuk doli i palagur nga e gjithë historia. Ai u dënua me një gjobë prej 1500 eurosh, ndërsa nuk do të ketë mundësinë për t’u futur në stadium për gjashtë muajt e ardhshëm.

/Egi Çabeli-VipSport.al/