Rroca i bindur: Kemi dominuar ndaj çdo ekipi, kundër Tiranës kuptojmë ku janë kundërshtarët

Kukësi luan këtë javë përballë Tiranës dhe në prag të këtij takimi, për mikrofonët e “Supersport” ka folur mesfushori Eduart Rroca. Ai u shpreh se Tirana ka investuar dhe është forcuar megjithatë, shton se kjo ndeshje do të tregojë se ku janë kundërshtarët. Sa i përket humbjes në Ballsh, Rroca nuk e dramatizon duke e konsideruar diçka që kaloi.

“Tirana? Është një ndeshje shumë e vështirë, më e forta e kësaj jave. Tirana ka bërë shumë mirë, edhe në merkato, por mbetet për t’u parë. Në përfundim të kësaj ndeshjeje do të kuptojmë se ku janë kundërshtarët tanë.

Bylisi? Nuk duhet ta dramatizojmë këtë humbje, është vetëm fillimi i kampionatit. Kemi rrugë të gjatë përpara, nuk duhet të merremi me diferenca të vogla. Ndaj çdo kundërshtari kemi qenë dominues, nëse vijojmë kështu do të vijnë fitoret”, tha Rroca. /Erjon Allaraj-VipSport.al/