Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Rrëfimi i Olajinkës, nga futbolli zbathur te Shqipëria strikte ku takoi një idhull: Nuk e dija ku po shkoja

Goli kundër Interit në Ligën e Kampioneve ishte ndoshta vetëm një nga etapat e fundit të afirmimit të Peter Olajinkës si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm. Fillimi ishte shumë i vështirë, ashtu si për shumë futbollistë afrikanë të tjerë që e nisin nga zero. Por historia e tij është më e veçantë, pasi rrugëtimin drejt famës, drejt futbollit të madh, e nisi duke refuzuar ofertën e nj menaxheri për të shkuar në Portugali, duke zgjedhur Shqipërinë.

Në një intervistë të publikuar në muajin shkurt nga Idnes.cz, të siguruar nga Vip Sport, në të cilën është edhe paragrafi ku ai flet për përfaqësuesen kuqezi, Olajinka ka treguar pikërisht se si me shumë vullnet mund të arrish nivelet më të larta, edhe nëse je një adoleshent afrikan në një vend si Shqipëria. Më poishtë, pjesë nga intervista e Olajinkës…

Të pëlqen më shumë të sulmosh?
Ka qenë gjithmonë kështu. Unë dua të luaj si Tierri Henri, idhulli im. I shoh shumë videot e tij. Por më pëlqen gjithashtu Kuarezma. Unë luajta kundër tij kur ishim në Ligën e Europës me Skënderbeun. Kur e pashë, mendova se nuk mund të arrija më shumë se aq. Mendova ‘pesë vite më parë po luaja në rrugë, tani kundër yllit që nuk ngopesha duke e parë në TV’. E vlerësova shumë atë moment, edhe pse humbëm ndeshjen.

A ishit edhe ju të rritur në varfëri, si shumë futbollistë të tjerë afrikanë?
Po, fëmijëria ime ishte shumë e vështirë. Jetonim në Ibadan, një qytet i madh, por thuajse nuk kishim para. Unë duhej të kujdesesha për veten dhe kisha një ëndërr: të luaja futboll dhe të shkoja nga Afrika në Europë. Dhe nuk ishte e lehtë, të duhet ndihmë.

Nga kush?
Nga shumë njerëz. Të duhet një mik, një menaxher, dikush që të të shohë dhe të bindet. Shuëm njerëz vetëm premtojnë, një njeri erdhi dhe më tha se do të më çonte në Portugali. Kur menaxheri më ofroi Shqipërinë si opsion, ai më tha që të mos e pranoja, sepse vetëm ai mund të më bënte një super karrierë. Unë nuk iu binda dhe bëra mirë. Djemtë që u premtoi të njëjtën gjë, luajnë ende në rrugë. Më parë, deri në moshën 15-vjeçare, nuk kisha këpucë.

Seriozisht?
Po, unë luaja zbathur. Futbolli kishte qenë argëtim. Ëndërroja të shkoja në vend tjetër, por nuk dukej diçka reale. Ndal luaja pa këpucë, nuk kisha para për to. Disa here provova atlete, por nuk ndjehesha mirë me ta. Nuk më bezdiste ideja që luanim në rërë. Isha me shokët, argëtoheshim dhe shpiknim gara, për shembull kush humbte u jepte të tjerëve ëmbëlsira apo çokollata.

Si ishte hera e parë kur veshe këpucë futbolli dhe e more futbollin seriozisht?
E çuditshme. Sinqerisht. Në këpucë sportive ndjehesha në mënyrë të çuditshme e mendoja ‘si dreqin do të luaj më këto’. Nuk isha rehat, por m’u desh të mësohesha me to e sigurisht tani jam i lumtur që luaj me këpucë.

Atëherë, në moshën 15-vjeçare e kuptuat se ku mund të shkonit?
Po, ky është momenti kur unë bëra gjithçka për këtë objektiv. Kisha vizionin se do të shkoja në një klub të madh, ndonjë kampionat të mirë europian. Ishte ëndrra ime, fillova të shihja ndeshjet në Europë, Ligën e Kampioneve, dëshiroja të isha atje.

Por kjo ëndërr filloi në Shqipëri, ku u desh të mësoheshit më këtë vend…
E cilësova si një hap gradual. Unë ika nga Afrika. Nuk e dija se ku po shkoja, por e dija se do të isha më mirë atje. Ishte e qartë për mua se nuk mund të shkoja direkt te Bajern. Duhet ta filloja diku.

Çfarë dinit për Shqipërinë?
Asgjë. As nuk pata mundësi të dija ndonjë gjë, pasi nuk kisha internet në telefon në atë kohë që të mësoja gjërat. Por nuk shqetësohesha, mendova me ve se më duhej të shkoja. Isha i fortë, besoja në vetvete.

Por nuk ishte e lehtë…
Aspak. Unë isha 16 vjeç, i vetëm pa familjen, vetëm me 4 djem të tjerë nga Nigeria. Kultura atje ishte tërësisht ndryshe, njerëzit janë shumë striktë atje edhe pse në fund e kupton se ata janë në rregull. M’u deshën muaj të mësohesha. Kisha mbërritur atje në dimër dhe kisha vetëm pantallona të shkurtra dhe bluza, ndaj kisha të ftohte, por më ndihmoi besimi.

Në fund, shqiptarët ju bënë pjesë të tyren, edhe ju ftuan në ekipin kombëtar…
Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata

A nuk tundoheni të pritni për ftesën nga Nigeria?
Ide e këndshme, por nuk më ndikon. Nëse më thërrasin ndonjëherë në të ardhmen, do të jetë e shkëlqyer, do të jem i lumtur. Por nëse jo, ka opsione të tjera. /E.K./vipsport.al/