Rrëfimi i Kolashinac pas sherrit: E kisha të vështirë me Ozilin, u goditëm psikologjikisht

Pak javë më parë, Sead Kolashinac u kthye në hero duke qenë se ndihmoi Mesut Ozil pas një sulmi me thikë në Londër. Kolashinac së bashku me Ozilin, u përballën dy herë me një situatë të tillë ndërkohë që autoritetet vendase u detyruan që të vënë edhe policinë në mbrojtje të tyre.

Sakaq, në konferencën për shtyp para ndeshjes për Ligën e Europës, Kolashinac i është rikthyer kësaj ngjarjeje duke e konsideruar një goditje psikologjike. Ai shtoi se i përket gjithçka së kaluarës, por shton se ishte një moment shumë i vështirë për ta.

“Në lidhje me atë që ndodhi, nuk dua të flas për detaje. Ndodhi diçka dhe është një incident që i përket së shkuarës. Ashtu edhe për Mesut Ozil dhe tani jemi kthyer dhe jemi fokusuar vetëm te skuadra jonë. Kemi ndeshje të rëndësishme në Frankfurt. Më vjen mirë që u ktheva sepse u goditëm rëndë psikologjikisht dhe humbëm disa ditë stërvitje”, u shpreh Kolashinac. /Erjon Allaraj-VipSport.al/