Rikthehet akuzuesja e Ronaldos: Paraja sot bën gjithçka, Ronaldo është shumë i mirë… vetëm në fushë

Kristiano Ronaldo po përballej në kohët e fundit me një denoncim për përdhunim dhe ishte modelja Majorga ajo e cila pretendonte se ylli portugez e kishte përdhunuar. Kjo çështje u mbyll me portugezin që u shpall i pafajshëm megjithatë, futbollistja amerikan Morgan beson se këtu ka pasur ndërhyrje me para.

Në një intervistë të dhënë për mediat, futbollistja e cila pak kohë më parë e akuzonte Ronaldon për korrupsion, u shpreh se Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të mirë, por jashtë fushës së blertë nuk është njeriu që të gjithë mendojnë. Morgan shtoi se kur një femër flet, duhet mbështetje duke iu referuar sërish faktit që pretendimet e Majorgës u hodhën poshtë.

“Kur ta takoj Ronaldon nuk mendoj se do të sillem ndryshe nga të tjerët. Ditët e sotme, femrat flasin shumë dhe është e rëndësishme t’i mbështesësh. Shumë njerëz tani po pyesin se kush ka të drejtë, unë apo ai por kur sheh historinë e Ronaldos, është e lehtë ta mbulosh gjithçka. Besoj se në fund, paraja ndihmon në të tilla çështje.

Çështja mbaroi dhe ai u kthye të luajë. Unë nuk kam dashur të them se Ronaldo nuk bën si futbollist. Njerëzit argëtohen shumë nga ajo që Ronaldo bën në fushë, por jashtë saj ai nuk është i njëjti që mendohet. Unë do të vazhdoj të mendoj se ajo është e vërtetë”, u shpreh Morgan. /Erjon Allaraj-VipSport.al/