Rezultatet dhe renditja / Kampionët e Feronikelit vihen në ndjekje të Gjilanit

Janë luajtur sot tri sfidat e javës së pestë të IPKO Superligës në Kosovë, dhe ajo që bie në sy është fitorja e kampionëve në fuqi të Feronikelit, të cilwt kanë mundur në fushën e tyre me rezultatin e ngushtë 2-1 skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës.

Një sfidë  bukur dhe e hapur deri në fund, por që ekipi nga Drenasi ka marrë 3 pikët.

Dukagjini në fushën e vet është mundur nga Ferizaj, ndërsa Vushtrria ka barazuar në shtëpi me ekipin e Drenicës. Në radhët e Vushtrisë ka shënuar edhe ballshioti Nertil Hoxhaj që më parë ka qenë pjesë e Partizanit dhe Flamurtarit në Superiore, por edhe Bylisit dhe Elbasanit në Kategorinë e Parë.

Pas javës së pestë, duket se është Feronikeli, kampioni në fuqi që ndjek Gjilanin që ka marrë kreun e renditjes në Kosovë dhe gara tashmë ka hyrë në faza interesante. Ja rezultatet e sfidave të luajtura ditën e sotme…

Java e 5 / Rezultatet

Dukagjini – Ferizaj                  0-1

Feronikeli – Flamurtari          2-1

Vushtrria-Drenica                   2-2