Renditja e FIFA-s/ Franca ngjitet në vendin e dytë, Gjermania përfundon në vendin e 16

Renditja e re e FIFA-s nuk ka sjellë ndryshim në kryesimin e klasifikimit, aty ku e para mbetet Belgjika. Ndërkohë, dy fitoret që Franca mori ndaj Shqipërisë dhe Andorrës, e kanë ngjitur në vendin e dytë në klasifikim ndërsa në vendin e tretë ka zbritur skuadra e Brazilit.

Renditja e dhjetë skuadrave më të mira në Europë vazhdon me Anglinë dhe Portugalinë në vendin e katërt dhe të pestë, ndërkohë që më pas vazhdojnë Uruguai, Spanja, Kroacia, Kolumbia dhe Argjentina. Vazhdon të zhgënjejë Gjermania e cila ka humbur një tjetër pozicion dhe tashmë e sheh veten në vendin e 16.

Ky vend, mbahej nga Italia e cila ka përmirësuar diçka në renditje dhe tashmë e sheh veten në vendin e 15. Bie në sy që para Gjermanisë dhe Italisë gjenden skuadra si Danimarka, Meksika apo Zvicra ndërkohë që e 13 renditet edhe Holanda. /Erjon Allaraj-VipSport.al/