Refik Halili akuzon gjyqtarin Hamiti: E disata herë që shkatërron Tiranën. Kjo është masakër e qëllimshme

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka deklaruar se gjyqtari Eldorian Hamiti kishte dëmtuar me qëllim ekipin e tij në ndeshjen e sotme. Pas sfidës, ai deklaroi për SuperSport se kishte komplot kundër skuadrës së tij.

“Humbje që na dhemb, megjithëse dihej se do t’i kishim të gjithë kundër. Arbitrimi shumë i dobët, nuk kam qejf të flas për gjyqtarët, por ky gjyqtar është e disata herë që shkatërron klubin e Tiranës me të gjtiha mënyrat. Është turp për futbollin me faulla e goditje dënimi të paqena, të pafundme. Ul ritmin e lojës, bën masakër me lojën e futbollit. Kush të dojë le ta mbajë e gjykojë po të dojë pse. Po kjo është masakër.

Është shumë e qëllimshme, e dija që në këtë ndeshje do të kisha shumë kundër si klub sepse nuk i interesonte që Tirana të ecte para. Masakrën e bënë nëpërmjet arbitrit.

Ne do të vazhdojmë të respektojmë kampionatin, ndehsjet I marrim me radhë. Me vjen keq për këtë ndeshje, shpresojmë të vazhdojmë me radhë”, tha Halili. /vipsport.al/