Real Madridi mes rekordeve negative, humbja ndaj PSG-së e rikthen më shumë se një dekadë pas

Real Madridi u mund në Ligën e Kampionëve me rezultatin 3-0, duke e nisur aventurën europiane në mënyrën më të keqe. Megjithëse në vitet e fundit është njohur si kompeticioni personal i Realit, duke parë trofetë e shumtë që ka fituar, “Los Blancos” dështuan në Paris.

Përveç faktit që u mundën 3-0, madrilenët nuk arritën të godisnin asnjëherë portën e Kejlor Navasit. Në fakt, mund të duket shumë e çuditshme duke qenë se Reali realizoi dy gola por të dy u anuluan, ku fillimisht Bejl kishte prekur topin me dorë e më pas Benzema shënoi në pozicion të parregullt.

Kjo ishte hera e parë që nga sezoni 2003-04 në Ligën e Kampionëve, ku Reali nuk arrin të godasë asnjëherë portën e kundërshtarit, pra rekord negativ pas 16 vitesh. Ndërkohë, në 12 kompeticionet e fundit në Champions, Reali ka debutuar me fitore dhe kjo ishte humbja e parë që nga viti 2006 kur Reali mundej nga Lioni me rezultatin 2-0. /Erjon Allaraj-VipSport.al/