Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Reagon tifogrupi i Prishtinës, Plisat: Protestë në stadium, kemi duruar humbje nga lloj-lloj skuadrash

Prishtina edhe këtë sezon e ka nisur e probleme teksa skuadra po kalon momente të vështira. Kryeqytetasit kanë grumbulluar vetëm katër pikë në katër javë kampionat, ndërsa larguan edhe trajnerin Mirel Josa.

Megjithatë, grupimi i tifogrupit Plisat mbeten të pakënaqur nga drejtuesit e klubit, ndërsa në një reagim të fundit në rrjetet sociale kanë paralajmëruar një protestë në stadium ditën e ndeshjes së kësaj jave. Tifozët kërkojnë nga drejtuesit të ndryshojnë sjellje për të rikthyer skuadrën në nivelet e kërkuara, pasi gjatë këtyre viteve janë detyruar të durojnë edhe humbje turpëruese.

Reagimi i plotë i Plisave:

MOBILIZIM!

Kundër gjendjes në klubin tonë KF PRISHTINA! I gjithë kryeqyteti, të gjithë adhuruesit e klubit po flasin vetëm për një gjë… Cka po ndodhë me klubin Prishtina?! DUHET TË REAGOJMË.

Kjo çfarë po shohim sot e 6 vite, nuk po i ngjanë Prishtinës. Duke mos mjaftuar kjo, sjelljet e kryesisë së klubit karshi kësaj situate janë për çdo kritikë. Duke e injoruar si problem, sikur Prishtina të ishte klub province, pa kurrfarë historie. Në vend se të marrin përgjegjësi ata merren me adhuruesit e tyre, duke ftuar policinë speciale në ndeshjen e fundit e cila është sjellur brutalisht ndaj adhuruesve të saj.

Prandaj të dielën, në ndeshje me Gjilanin ftojmë të gjithë adhuruesit e KF Prishtinës, ata që janë të shqetësuar me këtë gjendje aktuale të klubit tonë, të vijnë dhe nga tribunat gjatë ndeshjes të protestojmë kundër kryesisë së klubit tonë, për gjendjen në të cilën ndodhet klubi ynë.

Para se të ndodhë kjo, në mënyrë që mos të kemi keqkuptime, i sqarojmë opinionit se Plisave nuk u intereson aspak se kush është trajner i Prishtinës, siç po pretendohet nga disa. Le të jetë kushdo që e nxjerrë klubin nga gremina, sepse 6 vite në këtë gjendje, shihet qartë që problemi në të cilin kemi ardhur, nuk ka qenë tek trajnerët por edhe më i madh se aq. Plisave nuk u intereson as kush largohet e as kush rrin në kryesinë e klubit. Kemi pritur kalimin e “krizave”, kemi duruar zhvillimin e ndeshjeve larg stadiumit tonë, kemi duruar humbjet nga lloj-lloj skuadra ZHL. Kemi duruar 6 vite zhgënjime e arsyetime koti. Po hyjmë në vitin e 7-të. Prapë me probleme.Dikur kishte “arsyetime”, më nuk ka. Kjo çfarë po shohim tash e sa vite, nuk është Prishtina të cilën e njohim.

Ne në stadium vijmë vetëm për atë amblemë, vetëm për ato dy ngjyra, historinë e atij dresi. Plisat dhe adhuruesit e Prishtinës protestojnë për KTHIMIN E PRISHTINËS SË VËRTETË. Asaj Prishtine që kryesia e klubit ia ka zbehur ngjyrat. Ose merni përgjegjësi dhe punoni për ta larguar këtë “kancer” që e ka kapluar klubin ose ecni prej aty. Prandaj ju ftojmë të gjithëve për masovitet në ndeshje me Gjilanin. Lojtarëve dhe klubit tonë I dëshirojmë sukses drejt fitores. Neve na kanë prapa kur ata dhe secili që është pjesë e Prishtinës, len zemrën në atë stadium dhe për atë klub.

 

Prishtina – Gjilani
E diel, 22 shtator 2019
Ora 20:00
Stadiumi Fadil Vokrri
Hyrja 3 euro