Rashica rikthehet me gol, në klub ndihen me fat: Erdhi ai që mungonte, nuk kemi shumë si të tillë

Milot Rashica la pas dëmtimin e pësuar pak javë më parë dhe ditën e djeshme, u rikthye në fushë aty ku arriti të shënonte edhe gol përballë Borusia Dortmundit. Vetë Rashica, u tregua tepër modest pas ndeshjes duke u shprehur se pas dëmtimit i duhet kohë për t’u rikuperuar.

“Nëse nuk ke luajtur për një muaj, ke nevojë për 1 ose 2 ndeshje që të arrish në vendin e duhur. Sot mendoj se ishte gjithçka mirë”, u shpreh Rashica.

Ndërkohë, elozhe për të kanë thurur edhe trajneri Kohfeldt dhe shoku i tij i skuadrës. Trajneri u shpreh se Rashica i dha lojës atë çka i mungonte. “Miloti i dha skuadrës sonë atë që ne nuk e kishim. Kjo na bën më pak të kuptueshëm”, u shpreh Kohfeldt. Sakaq, Egestein u shpreh: “Nuk kemi shumë lojtarë si Rashica, sidomos për kundërsulme që është shumë i rëndësishëm për ne. Është një futbollist i veçantë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/