Qetësohen te Partizani, Mala kthehet në stërvitje pas dëmtimit me Shpresat

Një goditje ndaj Esat Malës në ndeshjen e përfaqësueseve Shpresa mes Shqipërisë dhe Austrisë kishte krijuar panik në radhët e Partizanit. Futbollisti u shtri në tokë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, i cili i qëndroi pranë për disa minuta.

Më pas, u vendos që futbollisti të linte futshin e lojës, duke u zëvendësuar, momente që sigurisht kanë krijuar pak panik te Partizani ku Mala është titullar i padiskutueshëm dhe një ndër elementët më cilësorë në dispozicion të trajnerit Lerda, aq më shumë pasi futbollisti u largua nga fusha me ndihmën e mjekëve.

Por duket se ajo ka qenë një traumë e asgjë më shumë pasi mesfushori është shfaqur sot në stërvitjen e Partizanit, duke qetësuar stafin teknik që pritet ta ketë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës ndaj Laçit.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi nëpërmjet një njoftimi për stërvitjen sotme, duke publikuar foto të futbollistit dhe duke sqaruar se ai i ishte bashkuar rregullisht në stërvitje pjesës tjetër të skuadrës. /vipsport.al/