Qëndroi në Angli edhe pse jashtë planeve, mbrojtësin shqiptar nuk e donte askush

Merkatoja e kësaj vere ishte shumë e nxehtë dhe me lëvizje të shumta, ndërkohë që shumë lëvizje u bënë edhe në ditën e fundit të saj. Një nga lojtarët që mund të ndryshonte ambient, ishte edhe Shkodran Mustafi megjithatë ky i fundit qëndroi në Londër, megjithëse nuk është në planet e trajnerit.

Dëshira e tij ishte të largohej dhe kjo ishte diçka që dihej. Mbrojtësi shqiptar, kërkohej fillimisht nga Roma por duket se italianët nuk kanë paraqitur asnjë ofertë zyrtare në zyrat e Arsenalit pasi edhe kërkesa e “topçinjve” ishte e lartë.

Mediat angleze raportojnë se është pikërisht kjo arsyeja, për të cilën Mustafi nuk u largua në këtë merkato vere. Mbrojtësin duket se nuk e do asnjë skuadër duke qenë se çuditërisht, megjithëse emri i lakohej shumë në media, në klub nuk ka pasur asnjë ofertë reale për të. /Erjon Allaraj-VipSport.al/