Qëlloi me armë në spital, ish-futbollisti i Atletiko dhe Barcelona dënohet me dy vite e tetë muaj burg

Ish-futbollisti i Atletiko Madrid dhe Barcelonës, Arda Turan është dënuar nga gjykata turke me një dënim prej dy vitesh e tetë muaj burg. Mesfushori, i cili tashmë është pjesë e klubit të Bashaksehir Instanbul, ka përfituar pasi nuk do të shkojë menjëherë në burg, por dënimi do të hyjë në fuqi vetëm nëse Arda kryen një tjetër shkelje të ligjit për pesë vitet në vazhdim.

Sakaq, e gjithë kjo situatë është krijuar pas një sherri në disko të Arda Turan me këngëtarin e famshëm Berkan Shahin. Këngëtari e akuzoi futbollistin se i kishte ngacmuar gruan. Megjithatë, në gjyq Turan nuk u dënua për ngacmim, por për shkak se pas sherrit, këngëtari kishte përfunduar në spital pasi mesfushori i thye hundën.

Por në spital, Turan ka bërë sërish rrëmujë ndërsa ka qëlluar me armë. Për këtë arsye Turan është dënuar për armëmbajtje pa leje. Kështu, Arda Turan, duhet të mendohet mirë para se të kryejë një tjetër shkelje pasi në të kundërt përfundon në burg për të kryer dënimin dy vite e tetë muaj. /Egi Çabeli-VipSport.al/