Qatip Osmani debuton në mënyrën më të mirë, mund Shkëndijën dhe i afrohet kreut

Kampionati maqedonas ka zhvilluar sot një ndeshje për javën e tetë, aty ku në Shkup është luajtur derbi shqiptar mes Shkupit vendas dhe Shkëndijës së Tetovës. Në krye të stolit të Shkupit, ka debutuar Qatip Osmani i cili skuadrën kuqezi e njeh mjaft mirë deri në detaje, pasi vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga detyra.

Kjo njohje, ka rezultuar pozitive duke qenë se bardheblutë kanë fituar me rezultatin 2-0, aty ku hero i takimit ka qenë Jurina. Fillimisht në minutën e 69, e më pas në minutën e 85, Jurina i ka dhënë skuadrës së tij fitore përballë kampionëve në fuqi të Shkëndijës.

Me këtë fitore, Shkupi i afrohet kreut të klasifikimit që mbahet nga Vardari me 16 pikë, 4 më shumë se Shkupi ndërkohë që në vendin e dytë me 15 pikë renditet Akademija Pandev. Shkëndija e sheh veten përkohësisht në vendin e pestë me 10 pikë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Shkupi – Shkëndija 2-0
69′, 85′ Jurina