Punohet me ritme të shpejta, në Fier mbetet vetëm shtrimi i tapetit

Në Fier punimet për mbylljen e procesin të rigjenerimit të tapetit të barit në stadiumin “Loni Papuçiu” po vijon me ritme të shpejta. Madje, jo vetëm tapeti i barit, por pritet që në tribunën kryesore të vendoset edhe një mbulesë.

Stadiumi pritet që të jetë gati ndoshta në javën e dytë ose të tretë të Kategorisë së Parë, ndërsa drejtuesit po mendojnë që ta luajnë në shtëpi derbin me Lushnjën duke qenë se është një sfidë mjaft e bukur që gjithmonë ka ngjallur interes.

Pasi drenazhimeve si dhe shtrimit të dheut torfë, në stadium tashmë mbetet vetëm shtrimi i tapetit të barit dhe drejtuesit po bëjnë edhe disa ndërhyrje të tjera në ambientet e brendshme dhe të jashtme, në mënyrë që impianti të jetë në kushtet optimal për sezonin e ri.

E.S./Vipsport.al/