Provat e fundit para inaugurimit, stadiumi i ri Kombëtar ndez prozhektorët

Ka mbetur dhe fare pak nga përfundimi i stadiumit Kombëtar. Edhe pse ishte parashikuar që punimet të kishin përfunduar në muajin shtator, afati është shtyrë deri në nëntor, kur edhe impianti do të përurohet në një ndeshje përballë kampionëve të botës, Francës.

Tashmë, në stadium po shtrohet tapeti dhe kanë nisur procedurat e fundit për të kompletuar punimet.

Ndërkohë, përmes një foto të shfaqur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, stadiumi shikohet të ketë ndezur prozhektorët, të cilët ndryshe nga stadiumet e tjera në vend, nuk do të jenë në shtylla por të montuar në pjesën e mbuluar sipër tribunave.