Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Protagonistët/ Ja formacioni më i mirë i javës së katërt në Kategorinë Superiore

Superiorja rikthehet pas ndërprerjes së kombëtareve dhe menjëherë regjistron rezultate të rëndësishme. Shkëputja e Tiranës, ndalesa e radhës e kampionëve apo edhe vazhdimi i surprizës së Bylisit janë disa nga temat kryesore të kësaj jave.

Sigurisht, për këto rezultate u desh kontributi i disa elementëve të veçantë të cilët Vip Sport i ka përzgjedhur që të ndërtojë ekipin ideal të javës së 4-t të kampionatit.

PROTAGONISTËT

Isli Hidi – Bylis / Kur sheh se në kolonën e golashënuesve të kampionatit gjendet edhe emri i portierit të ballshiotëve me 2 të tillë, e kupton mirë rëndësinë që ka marrë ai që kur ka veshur fanellën e kësaj skuadre. Megjithatë përtej golit, sot ishte vendimtar me disa pritje të shkëlqyera në pjesën e dytë, duke evituar gola të sigurt të Kukësit.

Herald Marku – Vllaznia / Ndoshta kishte edhe fat, siç e tha trajneri Jonuz, por ndeshja e Markut si mbrojtës i djathë ndaj Teutës, ishte për t’u vënë në kornizë. I vëmendshëm në prapavijë, edhe pse jashtë rolit real të tij si mesfushor, por edhe shpeshherë kërkues në sulm, Marku zhvilloi një paraqitje që rezultoi vendimtare për kuqeblutë në pikën e siguruar ndaj një ekipi pretendent për trofe.

Ditmar Bicaj – Bylis / Nuk tërhiqet kur bëhet fjalë për të futur këmbën në momentin vendimtar në mbrojtje, por në krahasim me ndeshjet e tjera bën shumë edhe në sulm përballë Kukësit. Fiton penallti si një sulmues i mirëfilltë, më pas edhe gjen rrjetën por në pozicion jashtë loje. Kur flitet për eksperiencë, ajo e mbrojtësit shtatlartë po ndihmon Bylisin në mënyrë të dukshme në fillimin e kampionatit.

Renato Arapi – Teuta / Kapiteni jep shembullin më të mirë për të gjithë të rinjtë se si duhet luftuar në çdo moment, në mbrojtje e sulm. Një rrezik për portën kundërshtare në çdo goditje standarde, ndoshta më shumë se sa sulmuesit, ai ishte nga ata që nuk u dorëzuan deri në fund në kërkim të golit të fitores.

Erjon Hoxhallari – Tirana / Bardheblutë kishin një test të vështirë ndaj Skënderbeut dhe kur u duk se po shkonte barazim, ai jep një krosim fantastik për Halilin në golin e avantazhit. Vetëm pak minuta më vonë, Hoxhallari shfaqet sërish në zonë dhe shënon golin e tretë për skuadrën bardheblu duke qenë protagonist absolut.

Idriz Batha – Tirana / Tirana në mesfushë ka një motor që nuk di të ndalet. Batha është futbollisti që vrapon sa nga mbrojtja në sulm, duke qenë një nga futbollistët më aktivë në fushën e blertë. Detyron kundërshtarët t’i shkaktojnë faulle dhe ndërhyn atëherë kur është më shumë e nevojshme.

Regi Lushkja – Laçi / Në një ndeshje ku Hoxha bëri disa pritje të vështira, vetëm një potente nga jashtë zone e Lushkjes, e mposhti. Përveç golit të shënuar, i jep ritëm lojës së Laçit dhe mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarin sa herë që ka topin në afërsi të zonës.

Teko – Laçi / U deshën 4 javë për të parë brazilianin në fushë dhe duket se me rikthimin e tij, Laçi tashmë ka një vlerë të shtuar në skuadër. Rikuperon disa herë topin në dyluftim me Trashin dhe nis aksione të rrezikshme për skuadrën e tij me kombinime të shumta si me mesfushën, ashtu edhe me sulmin.

Valentino Murataj – Bylis / Sa herë ishte në kontroll të topit, krijonte panik në prapavijën e skuadrës së Kukësit, jo pak duke pasur parasysh emrat që kishte përballë dhe pretendimet e verilindorëve. Driblime, pasime për të hapur lojën dhe shumë grintë e entuziazëm, ndoshta pak më shumë se duhej kur festoi golin duke hequr fanellën për të marrë një karton të kuq mëse të evitueshëm.

Realdo Fili – Luftëtari / Ka pranuar që të mbetet pjesë e gjirokastritëve për t’i ndihmuar në moment të vështirë dhe me golat e tij dha sinjalin e parë të kthesës së mundshme të kësaj skuadre që po përpiqet me të gjithë forcën që të sigurojë mbijetesën.

Majkëll Ngo – Tirana / Shënon një gol me portën thuajse të boshatisur, por më shumë se goli është nuhatja që ka para portës. Duket se e parandien që Koliçi mund të gabojë dhe e ndjek aksionin deri në fund. Kombinohet shumë me shokët e skuadrës, mban pas vetes mbrojtësit dhe tenton portën e Koliçit duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm. /vipsport.al/