Presidenti i Federatës Franceze: Arbitrave iu kërkoj të ndalin ndeshje për racizëm, por jo për thirrje homofobe

Futbolli europian është prekur jo pak nga racizmi dhe përveç Anglisë që tashmë dihet, problem serioz është kthyer edhe në Itali. Sakaq, Franca ka nisur të marrë masa dhe arbitrat tashmë do të ndalin ndeshjen gjithmonë kur në stadium të ketë kore raciste.

Diçka të tillë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet i cili u shpreh se u ka kërkuar gjyqtarëve të ndalin ndeshjen. I pyetur në lidhje me koret homofobe, ai u shpreh se nuk e konsideron racizëm dhe për pasojë, nuk do të lejonte ndërprerje ndeshjesh.

“Do të sigurohemi që në stadiume nuk do të ketë kore apo banderola homofobe, por njëkohësisht do të kërkoj që të mos ketë ndërprerje të ndeshjes nëse ka kore në stadium. Duhet të ketë ndërprerje për racizmin pasi është një diskriminim që duhet luftuar ndërsa koret homofobe janë më ndryshe”, tha presidenti Le Graet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/