Pikantet/ “Shkelmimi i topave, ‘vaffanculo’ nga zemra e Rejas dhe ngatërresa me ndërrimin”, ja çfarë nuk u pa në TV (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare mori një fitore të madhe dhe njëkohësisht të rëndësishme, duke mundur Islandën, 4-2. Takimi që kuqezinjtë zhvilluan në Elbasan, u ndoq nga shumë tifozë në stadium e njëkohësisht, të shumtë ishin edhe ata që e kanë ndjekur nga ekrani.

Natyrisht, tifozët që e kanë ndjekur nga ekrani kanë humbur edhe shumë momente pikante gjatë ndeshjes, megjithatë, “VipSport.al” ka menduar të sjellë disa nga këto momente të cilat shkaktuan edhe reagime apo të qeshura në stadium.

Reja në këmbë
Trajneri italian duket se e ka bërë zakon që të qëndrojë në këmbë gjatë gjithë ndeshjes. Tekniku i kuqezinjve, duket se është më i afërt me skuadrën kur qëndron në këmbë dhe ishte Bulku ai që i jepte udhëzime mbrëmë, por natyrisht edhe Reja ka dhënë udhëzimet e tij që në fund kanë rezultuar vendimtare.

Tifozat Kuq e Zi
Pavarësisht humbjes së pësuar pak ditë më parë në Francë, të shumtë ishin tifozët në stadium edhe këtë ndeshje. Nuk kanë munguar as “Tifozat Kuq e Zi” të cilët janë kthyer në lojtarin e 12 të Kombëtares dhe që nuk e kanë ndalur këngqn e tyre në asnjë moment. Tifogrupi ka kënduar edhe në pushimin mes pjesëve, kur skuadrat ndodheshin në dhomat e zhveshjes për të pushuar.

Largimi i Hysajt
Kapiteni kuqezi kërkoi nga trajneri Edi Reja që të ndërrohet pasi ka ndjerë shqetësime në këmbë. Ai arriti të shënonte golin e parë me fanellën kuqezi duke u larguar nga fusha e blertë me ovacione dhe duartrokitje të shumta deri në momentin që kapiteni është ulur në stol.

Festa e Roshit
Odise Roshi shënoi golin e tretë për Kombëtaren dhe festën e tij e kishte shumë të veçantë. Fillimisht, Roshi u ul në gjunjë me duart pranë veshëve e më pas u çua për një tjetër festim. Ai vuri gishtin te buza duke kërkuar që të heshtin kritikët ndërkohë që u kthye edhe nga tribuna me të njëjtin gjest.

Ngatërrimi i zëvendësimit
Reja kërkoi që të bënte një zëvendësim dhe nga nxehmja, thirri Amir Abrashin. Në këtë moment, ka pasur një keqkuptim pasi drejt stolit ma vrapur Myrto Uzuni i cili menjëherë është bërë gati të ndërrohet, megjithatë stafi i bëri të ditur se në lojë do të hy te Abrashi.

Vaffanculo” nga Edi Reja
Minutat e fundit të takimit ishin mjaft emocionuese dhe ishte Reja ai që reagoi kur u dhanë minutat shtesë. Arbitri i katërt tregoi tabelën me 6 minuta shtesë dhe nga zemra e Rejas, doli një sharje në italisht “vaffanculo” që tregon se ankthi në minutat e fundit ishte i madh dhe të gjithë shpresonin që ajo ndeshje të mbyllej sa më shpejt.

Shkelmimi i topave
Në përfundim të ndeshjes, ishte Odise Roshi ai që u kërkonte topa fëmijëve pranë vijave anësore dhe fundore, duke i shkelmuar lart dhe në drejtim të tribunave. Dukej qartë, që autori i golit të tretë po shfrynte nervat e lojës si edhe ato të ndeshjes së shkuar kundrejt topave që këtë radhë ishin me fat për të.

Takim me kundërshtarët
Edi Reja ishte sërish protagonist në përfundim të takimit, duke i kërkuar të gjithë futbollistët e Islandës si edhe trajnerin kundërshtar, me të cilët është takuar pas ndeshjes. Me gjeste të tilla, Reja tregon dhe një herë se është një trajner profesionist dhe jo më kot ka një karrierë aq të gjatë. /Erjon Allaraj-VipSport.al