Perez e pranon hapur: Objektiv kryesor kishim Pogban, e duam edhe më shumë se Mbapen

Real Madridi ishte mjaft aktiv në merkaton e verës duke afruar disa futbollistë cilësore mes të cilëve edhe Hazardin dhe Joviç. Megjithatë, madrilenët kishin një listë të gjatë me afrimet e mundshme në verë dhe deri në fund, luftuan për të siguruar shërbimet e Pol Pogba.

Ky i fundit, dukej pranë largimit nga Junajtid megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi. Numri një i klubit madrilen, Florentino Perez u shpreh se Pogba ishte objektiv kryesor i Realit, ndërkohë që ka zbuluar se kanë tentuar edhe Levandovskin gjatë merkatos.

“Pogba ishte zgjedhja jonë e parë, por Mançester Junajtid nuk pranoi ta shiste. Provuam të marrim edhe Levandovskin më shumë se një herë por nuk ishte e mundur. Mbape është shumë i fortë dhe na pëlqen shumë por nuk mund të bësh asgjë kur klubi nuk dorëzohet dhe nuk e shet. Megjithatë, unë më shumë dua Pogban dhe do të provojmë sërish për ta marrë. Nuk jam lodhur ende”, u shpreh Perez. /Erjon Allaraj-VipSport.a/