Pasi dështuan me merkaton dhe organizimin, në Vlorë dështon edhe minifaza!

Në Vlorë programuan që të zhvillonin në mini-fazën përgatitore, madje ishte programuar që të kryej jashtë vendit, në ndonjë nga shtetet fqinjë afër, apo dhe në qytetin e Pukës.

Por, ashtu si dështuan me nisjen me vonesë të sezonit dhe përgatitjeve, e madje duke provuare dhe dy trajnerë, apo me merkaton që në Vlorë këtë sezon ishte shumë ndryshe nga vitet e shkuara edhe mini-faza përgatitore e programuar duket se nuk do të zhvillohet dhe është harruar si “pa bërë zë” në Vlorë.

Vlonjatët do të vijojnë që të përgatiten në kushtet e shtëpisë dhe do të mendojnë nga nesër për ndeshjen e radhës që do të zhvillojnë me skuadrën e Luftëtarit në qytetin e Gjirokastrës në fundjavë.

Një duel mjaft vendimtare që mund të shënojë kthesën, ose dhe krizën e skuadrës vlonjate, aq më tepër që luan me një rival tashmë për mbijetesën, pasi, si vlonjatët ashtu edhe gjirokastritët kanë 3 humbje dhe 0 pikë në tabelën e renditjes.

E.S./Vipsport.al/