Partizani tronditet në limite, Bylisi e shtang në minutën e fundit

Partizani – Bylis 1-1

Shënues: 71′ Peposhi (ag)/92’Ntepe

Partizani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Bylisit, megjithëse kanë pasur një mundësi të artë për të fituar. Të kuqtë e drejtuar nga Lerda, nuk e kanë pasur aspak të lehtë përballë një kundërshtari të vendosur mirë në fushën e blertë.

Partizani duhet t’i falet një autogoli të  shënur nga Peposhi në minutën e 71, i cili ka gabuar pas krosimit të ulët në zonë të Trashit. Kur dukej se gjithçka po përfundonte, Bylisi ka arritur të barazojë në minutën e 92 të ndeshjes me anë të Ntepe.

Pjesa e parë ka pasur edhe ndërprerje për shkak të tërmetit që ka goditur Shqipërinë, ndërsa në pjesa tjetër e ndeshjes ka nisur normalisht.

Ky barazim vjen për Partizanin pas humbjes në transfertë përballë Laçit, teksa Bylisi nuk e ndal ecurinë mjaft të mirë. Ballshiotët kanë mundur Skënderbeun në transfertë dhe Kukësin në shëpi.

 

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Trashi, Telushi, Broja, Romero, Mala, Çinari, Bardhi, Solomon.
Trajner: Franko Lerda

Bylis: Hidi, Bicaj, Goxhaj, Ndreca, Ymeralilaj, Mëllugja, Ntepe, Turabov, Peposhi, Qardaku, Guindo.
Trajner: Vejlko Dovedan