Partizani përgatitet për ndeshjen ndaj Laçit, në stërvitje bashkohet edhe golashënuesi i ri

Partizani ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen e javës së katërt në kampionat, ku përballë do të ketë Laçin. Skuadra e drejtuar nga Franko Lerda, ka përzgjedhur qytetin e Elbasanit, si qytetin në të cilin do të stërvitet dhe duket se kompleksi “Pepa” është i preferuari i Lerdës.

Me skuadrën, është bashkuar edhe sulmuesi Brajan Broun i cili ishte i grumbulluar me kombëtaren xhamajkane dhe arriti të shënonte edhe një gol me këtë skuadër. Sakaq, me mungesën e Solomon për shkak të kartonit të kuq, te Partizani shpresojnë për një paraqitje të mirë të Broun.

Ky i fundit, ishte vendimtar në Superkupë, aty ku arriti të shënonte plot 3 gola në pak minuta ndaj Kukësit, duke i dhënë skuadrës së tij trofeun e parë individual. /Erjon Allaraj-VipSport.al/