Osmani prezantohet si trajner i Shkupit: Më kujtohen vitet e lavdisë, dua ta rikthej sërish në majë

Pak ditë pas u largua nga drejtimi i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani ka firmosur dhe është prezantuar me Shkupin. Ai ka arritur akordin me skuadrën shqiptare dhe ditën e sotme, ka hedhur të zezën mbi të bardhë duke u zyrtarizuar si trajneri më i ri.

Nga zyrat e klubit, Osmani ka dhënë edhe intervistën e tij të parë si trajner i skuadrës nga Çairi, duke u shprehur se e ka bindur projekti i skuadrës. Ai kërkon që të ngrejë Shkupin edhe njëherë në nivelin që ishte dikur.

“Pas bisedimeve disa ditore me drejtuesit e klubit sigurisht që përshtypja është pozitive. Pikërisht pas atyre bisedimeve që kishim, unë e kuptova se në çfarë drejtimi po shkon klubi, ku sigurisht edhe mua më pëlqen ai drejtim. Jam i privilegjuar të jem me një klub që ka histori, Mua personalisht më kujtohen ato vitet e dominimit të kësaj skuadre në futbollin e Maqedonisë, ndërsa pikërisht dëshira ime është që Shkupin ta sjellim në ato vite të arta”, u shpreh trajneri Osmani. /Erjon Allaraj-VipSport.al/