Operacion blic i policisë në Itali/ Arrestohen 12 ultras të Juventusit, shantazh klubit me biletat

Nuk është hera e parë që ultrasit dhe kryesisht ata që drejtojnë tifozerinë e Juventusit në ‘Allianz Stadium’, të kenë probleme me policinë. Ultrasit e torinezëve, nga të gjithë grupimet kryesore, shpeshherë kanë pasur probleme me drejtësinë për shkak të aktiviteteve të dyshimta në të cilat bëjnë pjesë. Megjithatë, këtë herë probleme duket më serioz, pasi tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për akuza, por kanë filluar arrestimet.

12 prej tyre janë arrestuar ndërsa përveç aktiviteteve të dyshimta kriminale, zhvatje, dhunim, këtë herë akuzohen edhe për shantazh në lidhje me biletat ndaj klubit bardhezi. Teksa, klubi kishte marrë masa për të mos lejuar në stadium shumë prej tyre të cilët ishin të dyshimtë, mirëpo kundërpërgjigja e ultrasve ishte se nëse nuk do të merrnin bileta, atëherë do të bënin të mundur që stadiumi të heshte.

Zhvillimet e fundit pritet të reflektohen edhe në stadium pasi tashmë pritet të fillojë sërish në grevë nga grupimet për shkak të arrestimeve. Ndërkaq, aksioni i policisë do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe në qytete të ndryshme italiane.

/Egi Çabeli-VipSport.al/