Notat nga Eurosport/ Vlerësime pozitive për dy shqiptarët e Veronës: Kumbulla çfarë personaliteti

Hellas Verona, skuadra e dy shqiptarëve të mbrojtjes, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani është mposhtu në mbrëmjen e djeshme prej Milanit. Kuqezinjtë iu falën një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga sulmuesi Piotek për të marrë tre pikët nga transferta.

Ndërkohë, në vlerësimet pas ndeshjes, bie në sy lavdërimet për Kumbullën dhe Rrahmanin. 19-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë, ka befasuar jo pak opinionin, teksa pavarësisht moshës në fushë është shfaqur me personalitet. “ Jo shumë i saktë në nisjen e topave të gjatë nga mbrojtja, por pavarësisht moshës së re, ia del shumë mirë me personalitetin e treguar. Një test defensiv i shkëlqyer, pa marrë parasysh se duhet të mbante nën kontroll rrezikun Piotek”, ishte përshkrimi për ndeshjen e Kumbullës.

Vlerësimet ishin edhe për Rrahmanin. “ Konfirmon indikacionet pozitive prej javës së parë, kupton dhe kontrollon zonën e tij edhe pasi ekipi mbeti me 10 vetë pas daljes me të kuq të Stepinskit”, thuhej në përshkrimin për paraqitjen e Rrahmanit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/