Një fierak gjykon sfidën e kryeqytetit, Partizani-Bylis me treshe “mikse”

Takimi Partizani-Bylis që starton sot në orën 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të gjykohet nga një gjyqtar me eksperiencë nga Fieri, Kreshnik Cjapi. Ndihmësat e tij do të jenë Denis Rexha nga Tirana si dhe Rudin Preça nga Elbasnai.

Gjyqtar i katërt në këtë sfidë mjaft të rëndësishme për të dyja ekipet do të jetë Kridens Meta i kolegjiumit të Tiranës. Takimi Partizani-Bylis shihet edhe si kthesa e të kuqve në kampionat.

Sfida interesante pritet që të sjellë edhe një numër të lartë tifozësh sot në shkallët e stadiumit në kryeqytet, nga vendasit por edhe nga miqtë.

E.S./Vipsport.al/