Nis “Uefa Pro”, ish-ët e Superiores bëhen bashkë në kursin e trajningut

Ka nisur pak ditë më parë kursi për “Uefa Pro”, ku bien në sy shumë ish-lojtarë të njohur të Superiores. Në një foto që kanë publikuar pak më parë, bien në sy ish-sulmuesit e spikatur të Superiores, Daniel Xhafaj dhe Vladimir Gjoni. Gjoni ka nisur edhe karrierën e trajnerit pak vite më parë duke drejtuar ekipet e Burrelit, Egnatias etj.

Ndërsa Daniel Xhafaj jeton në SHBA bashkë me familjen, ndërsa trajnon në akademi në shtetin matanë Atlantikut. Artan Sakaj ndodhet në foto, trajneri aktual i Orikumit dhe ish-mbrojtësi i spikatur i Flamurtarit, Elbasanit, Teutës e Besës.

Por, nuk mungon edhe fieraku Taulant Nuhaj që ka qenë pjesë e Apolonisë në Superiore, apo dhe shumë lojtarë të tjerë.

E.S./Vipsport.al/