Nica: FSHF s’po na federon lojtarët, nuk jemi për mbijetesë

Devolli pasi mundi Pogradecin, synon që ta bëj një gjë të tillë edhe ndaj Orikut, në sfidën qe luan nesër në fushën e vet. Trajneri Stavri Nica, ka besim se me grupin që ai ka ndërtuar bashkë me drejtuesit, synimet mund të jenë edhe më shumë se mbijetesa, pse jo edhe për t’u ngjitur një kategori më lartë, çka do të ishte një arritje e madhe për Devollin si klub dhe qytet!

Por, Nica ndalet edhe tek një problem, pasi disa lojtarë kryesisht të huaj nuk i janë federuar. Në një prononcim për “Rtshsport”, trajneri i devollinjve thotë: “Federata nuk na federon shumë lojtarë për arsye që i dinë ata.”

Lidhur me sfidën e radhës ndaj Orikut, trajneri durrsak i devollit, ka shtuar se: “Jemi shumë të përgatitur dhe maksimalisht të përqendruar te sfida ndaj Orikut. Duam 3 pikët e radhës dhe kam besim se me këtë grup do të jemi me të vërtetë një ekip solid dhe me ambicie”,-tha Stavri Nicva, një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në vendin tonë.

E.S./Vipsport.al