Nesër duhej të ishte titullar në kombëtare, tragjedi si e Astorit në turneun në Amerikën Qendrore

Një tragjedi e papritur ka goditur përfaqësuesen e Kurasao, e cila po merrte pjesë në Ligën e Kombeve për Amerikën e Veriut dhe Qendrore. Portieri 31-vjeçar, Zhairzinjo Pieter, është ndarë nga jeta të hënën në darkë pas një ataku kardiak.

Pieter, i cili luante në kampionatin e Kurasaos, pritej të luante titullar në ndeshjen e nesërme ndaj Haitit, pasi kishte qenë në stol në të parën që ekipi i tij kishte fituar 1-0. Ai pritej të merrte pjesë në një mbledhje me skuadrën por nuk është paraqitur dhe shokët e ekipit e kanë kërkuar në dhomë, ku e kanë gjetur të pajetë.

Situata është thuajse e ngjashme me tragjedinë që tronditi futbollin italian pak më shumë se një vit më parë, kur Davide Astori humbni jetën pas një ataku kardiak në dhomën e tij ndërsa po bëhej gati të luante me Fiorentinën në Serinë A.

Çuditërisht, ekipi i Kurasao ka vendosur që të luajë ndeshjen e dytë, duke e cilësuar atë një nderim për lojtarin që u nda nga jeta në mënyrë tragjike. /vipsport.al/