Nejmar: Marrëdhënia me tifozët? Si me të dashurën, me dashuri dhe përkëdhelje gjithçka kthehet në normalitet

Edhe njëherë tjetër Nejmar rezultoi vendimtar me PSG, teksa goli i tij i dha fitoren 0-1 në transfertë ndaj Bordosë. Braziliani duket i fokusuar në fushë, duke lënë pas zërat që e shoqëruan gjatë gjithë merkatos.

Sulmuesi është shprehur se do të japë maksimumin për klubin, ndërkohë duhet të mendojë të rregullojë marrëdhënien me tifozët parisienë të cilët ende nuk e kanë falur për deklaratat gjatë merkatos. “ Jam këtu për të ndihmuar ekipin, për të përmbushur detyrën time si lojtar i klubit dhe do të jap jetën time në fushë për të ndihmuar PSG të triumfojë dhe të fitojmë trofe sëbashku.

Marrëdhënia me tifozët? Është sikur grindesh me të dashurën, të dy doni të qëndronin veçmas dhe pa folur. Por, me shumë dashuri dhe përkëdhelje, gjithçka i kthehet normalitetit”, u shpreh Nejmar.

/EgiÇabeli-VipSport.al/