Nejmar i detyruar të qëndroj në Francë, bien poshtë skenarët e merkatos

Nejmar me destinacion Barcelonën, ishte një lëvizje e cila nëse do të finalizohej do të hapte skenarë të ndryshëm në merkato. Rakitiç dhe Todibo mund të ishin dy futbollistët e rinj të PSG si pasojë e operacionit me katalanasit, ndërsa nga ana tjetër, parisienët kishin identifikuar Paulo Dibala si pasuesin e brazilianit.

Me largimin e Dibala nga Juventus, atëherë bardhezinjtë do të hidheshin në sulm për shërbimet e Ikardit. Ndërkohë, nga ana tjetër PSG kishte nisur një tratativë edhe për Eriksen të Totenhem, e cila është ndërprerë menjëherë pas sinjaleve se Barcelona nuk do të vazhdonte bisedimet për Nejmar duke mos pranuar të paguante në kesh për kartonin e sulmuesit.

Kështu, shumë nga skenarët e kësaj vere duhet të presin merkaton e ardhshme, pasi me shumë gjasë Nejmar ende mendon rikthimin në Katalonjë dhe lëvizja e tij shkakton një efekt domino në merkato.

 

/Egi Çabeli-VipSport.al/