Në dhomat e zhveshjes së Interit nuk ka qetësi, tension mes Lukakut dhe Brozoviç

ka mjaftuar një rezultat jo i mirë, që situata në shtëpinë e Interit të dalë nga kontrolli. Ishte pikërisht ndeshja mes Interit dhe Slavias së Pragës, ajo e cila ka sjellë tension në dhomat e zhveshjes duke qenë se zikaltërit po bënin në fushë një paraqitje tepër të dobët ndaj një kundërshtar modest, më të dobëtin në grup.

Ka qenë Lukaku ai që iu ka kërkuar llogari shokëve të skuadrës për lojën e bërë, duke kërkuar që të shërbehet më shumë në sulm për të gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkohë, në atë moment ka ndërhyrë mesfushori kroat Brozoviç të cilit nuk i kanë pëlqyer aspak kritikat e Lukakut dhe ka tentuar të përplaset me të.

“Corriere della Sera” raporton se Brozoviç është përgjigjur dhe i është afruar Lukakut kokë më kokë duke folur me tone të ashpra. Në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe shokët e skuadrës dhe kanë qetësuar situatën, duke mos e lejuar që të dalë jashtë kontrollit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/